Sa minuta duhet të ecni gjatë ditës për një trup në formë

Ecja ka një sërë avantazhesh për ne, nga mbajtja në formë deri te shëndeti i trupit dhe mendjes sonë.

Një shëtitje e përditshme do të çlirojë endorfinë dhe serotonën, të cilat janë të nevojshme për të luftuar hormonet e stresit.

Megjithatë, ekspertët pajtohen se ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës është përfitimi më i madh i këtij rekreacioni të thjeshtë.

Të dhënat nga shumë studime sugjerojnë se ekziston një numër i caktuar minutash që duhet të synoni për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular.

Sipas “Huffpost”, vlerësohet se ecja për 21 minuta në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30%.

Ky raport special u publikua nga “Harvard Health” në vitin 2017, i cili gjithashtu sugjeron se ecja ul rrezikun e diabetit dhe kancerit, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin dhe ruan shëndetin mendor.

Nëse nuk mund të ecësh 21 minuta menjëherë, është mirë. Mes punës, përgjegjësive dhe detyrave të shtëpisë, ndonjëherë të marrësh kohë për veten të duket si një skenar i pamundur.

Filloni me ndryshime të vogla. Në vend të një makine, për distanca të shkurtra, vendosni të ecni.

Një studim i vitit 2014 zbuloi se “për çdo minutë ecjeje të shpejtë që bënin gratë gjatë ditës, ato ulnin rrezikun e tyre të obezitetit me 5%.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.