Harry dhe Meghan Markle në revistën “Time”, gjithë vëmendjen e mori unaza e saj

Dukesha e Sussex-it Meghan Markle dhe Princi Harry ishin pjesë e listës prestigjioze të 100 njerëzve më me ndikim këtë vit dhe pozuan për kopertinën e revistës ‘Time 100’. Lista përfshin gjithashtu këngëtarët Billie Eilish dhe Britney Spears.

Fotografia e cila qëndron në kopertinën e njohur tregon çiftin të veshur thjeshtë teksa mbrapa tyre qëndron një sfond pemësh. Përveç fotos së çiftit vëmendjen e mori unaza 552 Dollarësh e dukeshës së Sussexit e vendosur pranë unazës së famshme të fejesës e cila kushton 384,000 Dollarë.

Në koleksionin e bizhuterive luksoze e preferuara e Meghan është edhe një orë Cartier Tank prej ari e cila kushton 23,000 Dollarë që dikur i përkiste Princeshës Diana dhe iu dhurua asaj nga princ Harry në vitet e para të lidhjes së tyre. Stili i unazës së re përfaqëson forcën e gruas .

Unaza e lezetshme e cila përmban dy diamante me madhësi të ndryshme dhe që ka një model spiral, përfaqëson një grua e cila mbështet tjetrën.

Meghan mund të jetë frymëzuar nga Michelle Obama, Serena Williams, dhe aktorja Nicole Kidman, të cilat cilat kanë mbajtur të njëjtën unazë në të kaluarën.

Kompania e cila prodhon këto unaza dhuron 50% të fitimeve të saj për të financuar sipërmarrëset femra, me 11 kompani të financuara deri më sot.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.