Dasma/ Me lugë dhe pjata njëpërdorimëshme (Foto)

Në agroturizëm “Gjepali” nën kujdesin e shef Fundim Gjepalit, u mbajt mbrëmjen e djeshme dita më e rëndësishme e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishëës.

Mes 300 të ftuarve , Armina dhe Shkëlzeni festuan dashurinë e tyre. Përveç fustaneve, dekorit, atmosferës një vëmendje të madhe ka arritur të marrë dhe menuja e dasmës.

Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët menuja ishte tradicionale, mirëpo ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte mënyra e servirjes te të ftuarit.

Duke qenë se organizimi është bërë në ambientet e agro turizmit, atëhere pirunjtë dhe lugët janë vendosur që të jenë prej druri, ndërsa pjatat një përdorimshme, pra produkte “eco”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.