10 këshilla për “punën nga shtëpia”
Shumë prej atyre që nuk u ka rastisur të punojnë më parë nga shtëpia, janë duke u munduar që të mbajnë lart motivimin gjatë qëndrimit në shtëpi. Mungesa e shumë aktiviteteve ditore, ajri i pastër, drita e diellit dhe mungesa e socializimit, është duke ndikuar në shëndetin mendor të shumë prej neve. Për të gjithë ata që nuk janë mësuar që të ndajnë hapësirën ku jetojnë edhe për aktivitete të punës, ekspertë të burimeve njerëzore, kanë dhënë 10 këshilla që do të ndikonin për të mbajtur lart motivimin dhe produktivitetin e punës.
- Konsistenca
Krijoni një rutinë dhe përmbajuni asaj, kryesisht gjatë ditëve të punës. Përndryshe, nuk do të mund të dalloni ditët e punës nga ato të fundjavës.
- Kujdesuni për paraqitjen
Vishuni. Largoni ato pizhame dhe vishuni me një palë xhinse dhe ndonjë këmishë që e keni veshur edhe gjatë punës në zyrë.
- Hapa të vegjël
Rregulloni shtratin tuaj çdo mëngjes. Edhe një veprim i tillë, sado i vogël, ju tregon se keni filluar një ditë produktive.
- Mbani të informuar palët
Komunikoni me palët, shefin apo partnerët dhe krijoni plane për punë. Një qasje produktive nga ju mund të vlerësohet shumë.
- Kërkoni ndihmë
Nëse keni ngecur në ndonjë problem, flisni menjëherë me anëtarin e grupit të përfshirë në projektin e njëjtë dhe kërkoni zgjidhje të menjëhershme. Mos lejoni që ajo t’ju brengosë.
- Jini në kontakt
Mundoheni që të keni një kontakt ditor me anëtarët e grupit, e preferuar përmes Microsoft Teams ose Zoom, me kamera dhe me një diskutim të hapur, duke nxitur interaktivitetin. Ne të gjithë kemi nevojë për një gjë të tillë.
- Bëhu korrekt
Kur të caktoni ndonjë takim virtual, bëhuni gati 5 minuta më herët për nisje të atij takimi.
- Komunikoni më shumë
Ne nuk e shohim njëri-tjetrin rreth zyrës, kështu që njoftoni të tjerët se çfarë po bëni për të qëndruar të zënë, në mënyrë që mos të ketë keqinterpretim se ju nuk jeni duke bërë asgjë.
- Shfrytëzoni pushimet
Mundoheni që të pushoni gjatë orarit të punës. Hani drekë me familje apo shoqërinë që jetoni në një shtëpi. Pushimi është e mirë për të rimarrë veten dhe për të rifituar energji për të vazhduar punën.
- Qëndrimi ka rëndësi
E fundit dhe më e rëndësishmja, qëndroni pozitiv dhe optimist. Edhe kjo do te kalojë. Shfrytëzimi i këtyre këshillave do t’ju bëjnë që të shfrytëzoni sa më shumë nga koha juaj duke punuar, në këtë kohë të distancimit shoqëror.
Sorry, the comment form is closed at this time.