“Vepra më e mirë në botë”, Muralja e Tiranës ndër 25 finalistet

Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës është kualifikuar në 25 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin shtator 2021.

Vepra e piktorit Gera në kuadër të ‘Mural Fest 2021’ që u organizua në Tiranë, ia ka dalë që të renditet tek veprat më të mira në botë për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art.

‘Street Art Cities’ është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.

Pjesë e kësaj platforme janë 900 qytete me mbi 35 mijë vepra arti. 25 veprat më të mira të artit, ku bën pjesë dhe ‘Serena’ e artistit shqiptar që mori pjesë në ‘Mural Fest 2021’ do i nënshtrohet një sondazhi në internet dhe fituesi do të shpallet të dielën më 10 tetor.

‘Mural Fest’ u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e posaçëm të dy kuratorëve të njohur, Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.