Tirana arkeologjike ende e pa gërmuar/ Studimi i tre arkeologëve

Pasuria arkeologjike e Tiranës është e madhe, por shumë pak e njohur, përtej specialistëve.

Arkeologët Neritan Ceka, Skënder Muçaj dhe Luan Përzhita për herë të parë përmbledhin në një studim Tiranën arkeologjike nga neoliti 7000 vjet para erës sonë deri në ditët e sotme.

Arkeologu Neritan Ceka, thotë se Tirana ka qenë kryeqytet që në lashtësi, madje 3 herë.

Pavarësisht rëndësisë që kanë këto monumente, sipas Përzhitës, mungesa e infrastrukturës i bën ato të pavizitueshëm.

Ndërkohë që Ceka bën thirrje për gërmim të këtyre monumenteve të rëndësishëm, për kulturën dhe historinë e Tiranës.

Studimi “Tirana arkeologjike” sjell vlerat e këtij qytetërimi edhe në fushën e antikitetit.

Kalaja e Dajtit, e shekullit të VI e ndërtuar nga Justiniani, është thuajse e pa eksploruar thekson Përzhita.

Libri pasqyron epokat e ndryshme të zhvillimit në lashtësi të kësaj treve, duke filluar me qendrat prehistorike qytetërimin ilir apo me zbulimet arkeologjike të periudhave të mëvonshme, si Mozaiku i Tiranës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.