Skënder Sherifi ka realizuar rreth 700 intervista, miqësi me figura shumë të njohura botërore

Skënder Sherifi është një përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë që zhvillojnë karrierën e tyre jashtë atdheut. Ai gjatë jetës së tij ka takuar dhe ka krijuar shoqëri me shumë personalitete dhe figura të njohura të artit apo politikës.

Poeti ka punuar si gazetar i artit dhe kulturës në radiot dhe shtypin belg, ku ka kryer rreth 700 intervista në jetën e tij.

Në studion e Olës u shfaqën disa nga fotografitë që ai ka realizuar me figura të rëndësishme dhe shumë të njohura për të gjithë, si me aktoret franceze Annie Girardot, Fanny Ardant, me Sophie Marceau, të cilën e ka intervistuar, me aktorin francez Jean Marais, me këngëtaren Amanda Lear, me këngëtarin francez Charles Aznavour, me presidentin francez Giscard d’Estaing, me fotografin belg Jean Pierre Meurisse.

Në mbyllje të rrëfimit për jetën e tij, ishte fotografia e të birit Rafaeli, i cili është padyshim shumë i shtrenjtë për shkrimtarin dhe intervista për të nuk mund të mbyllej më bukur se sa me imazhin e tij. Ndërsa për bashkëshorten ai tha se e ka shqiptare dhe se është mësuese, por nuk dëshiron të bëhet publike, ndaj nuk kishte fotografi me të.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.