Shkodra përcjell për në banesën e fundit Fadil Krajën
Shkodra i dha lamtumirën e fundit dramaturgut Fadil Kraja.
Për të nderuar figurën e Fadil Krajës ishte edhe “Nderi i Kombit” Roza Anagnosti, që përcolli edhe mesazhin e Tinka Kurtit e cila veprat e Fadil Krajës i përjetësoi me interpretime brilante.
Kraja është prej dramaturgëve më prodhimtar të letërsisë shqipe. Është autori i mbi 50 dramave, ku më të njohurat janë “Fisheku në pajë”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbrit”, “Djem të mbarë”, etj.
Ai është autori edhe i disa përmbledhjeve me poezi dhe disa romaneve. Përveç Shqipërisë, dramat e tij janë shfaqur në edhe në teatrot në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi.
Për kontributin e tij në letërsinë dhe kulturën shqiptare Kraja është nderuar me medaljet “Kalorësi i urdhrit së Skënderbeut”, “Mjeshtri i Madh” dhe “ Krenaria e Qytetit” të Shkodrës.
Sorry, the comment form is closed at this time.