Rrezikohet kisha e Shën Thanasit, drejtori i Monumenteve jep alarmin

Kisha e Shën Thanasit, në Voskopojë është dëmtuar nga faktorët natyrorë dhe reshjeve përgjatë stinës së dimrit.

Ndërsa ditët e fundit një pjesë e çatisë është shembur dhe uji i shiut ka rënë brenda.

Uji ka kalbur dhe dërrasat. Drejtori i Monumenteve të Kulturës Gjergji Koki, në Korçë tregon se në këto kushte kanë marrë përsipër një zgjidhje provizore.

“Çatia është shembur në masën 30-% sa i përket anës së sipërfaqes mbuluese. Ne sot do të kryejmë ndërhyrje mirëmbajtje provizore për të shmangur depërtimin e ujërave në brendësi të Kishës, por ajo kërkon një zgjidhje të përhershme sa më shpejt të jetë e mundur sepse situata është emergjente. Ky është një restaurim që kushton dhe periudha e restaurimit kërkon temperatura të caktuara, pra mund të realizohet deri në tetor sepse më pas fillojnë shirat dhe është e pamundur që një sipërfaqe e tillë të ketë restaurime në dimër”, u shpreh ai.

Merakun më të madh e kanë për afreskun dhe sipas drejtorit të monumenteve, Ministria e Kulturës duhet të alokojë një fond. Kjo gjithsesi është nga kishat më të mirëmbajtura në Voskopojë ndaj dhe për të mos degraduar duhet të restaurohet sa më parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.