Restaurimi i mozaikut te Muzeu Kombëtar, Soreca: Progres i mirë i programit tonë

Në Muzeun Historik Kombëtar po vijon puna për restaurimin e mozaikut në fasadën kryesore, një projekt madhor i mundësuar falë programit ‘EU4Culture’, zbatuar nga UNOPS.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadori Luigi Soreca dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndoqën sot nga afër ecurinë e punimeve të restaurimit të mozaikut.

“I kënaqur të shoh progresin e mirë të programit tonë pas tërmetit ‘EU4Culture’ në zemër të Tiranës. Me Ministren e Kulturës Elva Margaritin ishim dëshmitarë të procesit gjithëpërfshirës të restaurimit në Muzeun Historik Kombëtar, të shpjeguar nga një prej autorëve të mozaikut, Agim Nebiu”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

‘EU4Culture” është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të hartuar nga Bashkimi Evropian për sa i përket numrit të monumenteve dhe fondeve të përfshira.

Ai synon të ndihmojë në përmirësimin dhe nxitjen e tërheqjes ndaj këtyre siteve.

UNOPS është një nga agjencitë e OKB-së të specializuara në infrastrukturë, menaxhim projekti, prokurim, menaxhim financiar dhe burime njerëzore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.