Një ‘copëz arti’ shqiptar në Budapest, Kushi i dhuron homologes hungareze…

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ishte pjesëmarrëse në samitin e talenteve në Hungari.

“E nderuar të merrja pjesë në Samitin e Talenteve në Budapest, me ftesë të ministres për Familjen, Novák Katalin, ku prezantova nismat në sistemin tonë arsimor për mbështetjen e talenteve në fusha të ndyshme si arti, sporti dhe shkenca”, shkruan ministrja Kushi.

Kushi i dhuroi ministres Katalin një punim të veçantë të një nxënëseje shqiptare.

“Pata kënqësinë t’i dhuroja mikes sime Katalin një copëz arti nga talentet shqiptare, një nga pikturat fituese të konkursit ‘Shqipëria ime’, e realizuar nga nxënësja Adea Hema, Rrogozhinë”, shkruan Kushi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.