Rihapet në Amsterdam pas 171 ditësh muzeumi Van Gogh

Teksa Holanda heq kufizimet e Covid-19, muzeumi i mjeshtrit te famshëm Van Gogh ne Amsterdam është rihapur për vizitorët pas 171 ditë mbylljeje.

Autoritetet thanë se duke kërkuar distancën sociale prej 1.5 m qeveria po shfuqizon urdhrin e 12 marsit për mbylljen e muzeumeve, duke nisur të lejojë rreth 700 vizitorë në ditë.

Vitin e kaluar muzeumi i njohur ka pritur më shumë se 2 milionë vizitorë, ose ndryshe rreth 6,000 persona në ditë, duke u renditur i dyti më i vizituar në Holandë, pas muzeumit fqinj Rijksmuseum, ku gjatë sezonit veror numri i vizitorëve arrin deri në 9,000 në ditë.

Kinematë, muzetë, teatrot dhe restorantet u rihapën sot në Holandë, si një lëvizje e mëtejshme drejt normalitetit që nga fillimi i pandemisë.

Media lokale raportoi se lehtësimi i mirëprit me entuziazëm nga banorët.

Në restorante tani mund të shërbehet edhe në ambientet e brendshme, megjithatë numri i klientëve është ende i kufizuar.

Disa vende organizuan ceremoni për të shënuar rihapjen, të tilla si Muzeu Van Gogh në Amsterdam.

Kinemaja tradicionale Tuschinski u hap me filmin “The Slag om de Schelde” (Beteja në Schelde), që u shfaq premierë në dhjetor 2020, një ditë para se kinematë të mbylleshin për shkak të një bllokimi të ri.

Vendet sportive gjithashtu u rihapën dhe orët e hapjes për darkë dhe pije jashtë u shtynë sërish deri në 22:00.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.