Marrëveshje për restaurimin e monumenteve bizantine

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka zhvilluar një takim me Presidenten e bordit administrativ të Qendrës Europiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine, prof. Natalia Poulou, ku u arrit një marrëveshje për restaurimin dhe konservimin e disa monumenteve me rëndësi të veçantë.

“Trashëgimia e pasur kulturore nuk është vetëm arsye për të qenë krenarë, por edhe përgjegjësi për ta ruajtur e përcjellë në breza. Ky ishte objekti i takimit me Presidenten e bordit administrativ të Qendrës Europiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine, prof. Natalia Poulou e përfaqësues të tjerë të lartë të kësaj qendre, nga ku jemi besimplotë se do të marrim mbështetje jo vetëm në restaurimin dhe konservimin e trashëgimisë sonë kulturore, por edhe edukimin e brezit të ri.
Bashkë me një memorandum mirëkuptimi do të firmosim edhe ndërhyrjet konkrete në disa monumente me një rëndësi të veçantë jo vetëm për Shqipërinë, por historinë bizantine e postbizantine.”, shkruan Margariti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.