“Kadare, rrëfim me Alda Bardhylin”, drejtoresha e QKL jep detaje

Pas takimit që shkrimtari Ismail Kadare, zhvilloi dy ditë më parë me të rinjtë e Klubit Letrar të Kavajës, në prag të 85-vjetorit të tij, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli na sjell një tjetër zhvillim në jetën artistike të gjigandit të letrave.

Teksa publikon botimin “Kadare, dialog me Alda Bardhylin”, permes një postimi në rrjein social “Facebook”, ajo na jep disa detaje më shumë.

“Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin, për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.

Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.

Jason Goodëin

Botimet Onufri 🙏🏽”, shkruan Alda Bardhyli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.