Çmimet kombëtare në letërsi, shpallen autorët dhe veprat më të mira

Flutura Açka, përmes reflektimit të saj shumë të thellë dhe personal në romanin “Biri”, është fituesja e prozës më të mirë në çmimet kombëtare të letërsisë, për vitin 2020.

“Është një moment emocional edhe për mua që jam këtu në vend të shkrimtares që ka fituar çmimin për librin ‘Biri’, duke dhënë gjithë dashurinë për ta shkruar këtë libër për të treguar forcën e karakterit dhe për ta sjellë birin edhe këtu mes nesh sot”, tha gazetarja Rezarta Reçi.

Çmimin për librin më të mirë studimor e fitoi Artan Fuga me librin “Origjinat”.

Libri më i mirë për fëmijë u shpall “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” të autores Persida Asllani.

Vëllimi më i mirë poetik u shpall “Prilli i thyer” i Bardhyl Londos.

Për herë të parë, këtë vit u shtua dhe një çmim i ri honorifik që u quajt “Muza”, dhe që i shkoi poetit Petrit Ruka.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.