“Andrrat e thyera”, murali i ri për gratë dhe vajzat

Prishtinës i është shtuar një mural i ri, përmes së cilit synohet të ngrihet vetëdija e vajzave e grave për dhunën me bazë gjinore.

Murali i titulluar “Andrrat e thyera” u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që janë vrarë nga burrat apo partnerët e tyre.

“Veprat e tilla të artit janë një mënyrë e fuqishme për të bërë të dukshme çështjen e vrasjeve të grave dhe për të sfiduar normat dhe stereotipet që e justifikojnë dhunën e që janë të rrënjosura thellë në sistemin patriarkal në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës.

Murali është realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, së bashku me piktoren e mirënjohur Fitore Berisha Alisdottir, e cila e sheh artin si mjet për të reaguar ndaj problemeve shoqërore.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe UN Women.

E pranishme në inaugurimin e muralit “Andrrat e thyera”, ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.