13 tetori, dita kur lindën Migjeni dhe Agolli

13 tetori shënon ditën kur lindën lindën dy poetë të mëdhenj të letrave shqipe, Migjeni dhe Dritëro Agolli.

Millosh Gjergj Nikolla, i njohur me pseudonimin Migjeni u lind në Shkodër, më 13 tetor 1911, në një familje të varfër qytetare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, në vitet 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë e tij letrare. Prozatori dhe poeti u nda nga jeta në moshë të re, më 26 gusht të motit 1938, i sëmurë prej tuberkulozit.

Dritëro Agolli u lind në Menkulas, fshat pranë Devollit, më 13 tetor 1931. Mësimet e para i zhvilloi në vendlindje, gjimnazin e kreu në Gjirokastër ndërsa studimet i përfundoi në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

Tre imazhet e para ilustruese sjellë nga Drejtoria e Arkivave, janë pjesë nga dorëshkrimet të cilat gjenden në fondin personal të Migjenit që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror ndërsa fotografia pasuese është partitura e këngës “Kush më njeh mua” me tekst të Dritëro Agollit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.