Zyrtare/ Shqipëria, miqësore me Spanjën më 26 mars

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën më 26 mars të vitit 2022.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të dyja Federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë, ndërsa stadiumi dhe ora e takimit do të përcaktohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, që deri tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës 7 sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve evropiane dhe botërore.

Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 1988.

Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça.

Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987 Shqipëria u mund me shifrat 5-0.

Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian 1992 u zhvillua në Spanjë, më 19 dhjetor 1990, që përfundoi në favor të spanjollëve që fituan 9-0.

4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe 2018, ku Shqipëria arriti të fitojë asnjë prej ndeshjeve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.