Dy reformat/ Rama: Fitoren nuk ta jep tavolina

Edhe pse opozita këmbëngul për një formë të re Territoriale si dhe Reformës Zgjedhore, për kryeministrin Edi Rama asnjëra prej tyre nuk të jep fitore në zgjedhje.

Duke folur për “Zërin e Amerikës”, Rama u shpreh se mazhoranca është e gatshme të ndërmarrë edhe një reformë tjetër.

Rama nuk i kurseu ironitë me PD, duke thënë se gjithmonë që humbet zgjedhjet, kërkon që të bëjë një reformë të re, megjithatë shtoi se mazhoranca do të jetë me mendje të hapur për të diskutuar.

Vetë Rama shpjegon se e shikon më të arsyeshme që të ketë më pak njësi vendore.

“Mendoj që duhet të ketë më pak njësi vendore. Komisioni është aty për të ballafaquar argumentet dhe për të dalë në konkluzione për t’i shërbyer vendit. Jam gjithmonë me mendje të hapur”, tha ai.

Më tej, ai shtoi: “Reforma nuk të jep fitore në tavolinë. E bëjmë dhe një reformë tjetër, por kjo nuk do zgjidhë problemin real që kanë ata”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.