“Provat janë aty”/ Brozi: Drejtësia të veprojë ndaj Berishës

Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, një nga drejtuesit e parë të drejtësisë shqiptare post- diktaturë, sot flet me optimizëm për atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike, duke inkurajuar distancimin përfundimtar nga berishizmi.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brozi shprehet qartë dhe i vendosur se kjo është rruga më e mirë për shqiptarët të ndahen nga terrorizmi shumëformësh berishian.

Ai kërkon nga institucionet e drejtësisë shqiptare të hetojnë jo vetëm ndaj Berishës, por të githë pushtetarëve e ish-pushtetarëve, pasi provat janë në Shqipëri.

“Këtë që po ndodh në PD unë e shoh edhe si pozitive sepse:

1) PD dhe shqiptarët kanë mundësinë të ndahen më në fund nga Berishizmi, nga Saliu dhe terrorizmi shumëformësh berishian.

2) Berishistët me Berishën në krye po dalin hapur si lëvizje Anti-Amerikane, Anti-Perëndimore, të gatshëm mbase edhe për dhunë, shkatërrim e terrorizëm. Prandaj dhe institucionet Perëndimore e kanë edhe më të lehtë ta ndëshkojnë atë.

3) Partia Demokratike, kryetari i saj Basha dhe demokratët e ndershëm sot kanë mbështetjen e fuqishme të Amerikës.

4) Kryetari i PD Basha tani duhet të dëshmojë lidershipin e tij të pa uzurpuar nga Berisha.

5) SPAK , BKH dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit nuk duhet dhe as mund të lejohen të jenë gardianë të krimeve dhe korrupsionit të Berishës dhe kujtdo pushtetari e ish pushtetari të lartë. Provat e mjaftueshme i keni aty, në Shqipëri.

U bej apel demokratëve të ndershëm në Shqipëri dhe emigracion të mos bëhen pjesë e Lëvizjes Anti-Amerikane e Anti-Perëndimore të ish komunistit që e gjakosi e dogji Shqipërinë disaherë.

Partia Demokratike duhet të bëhet një forcë politike konkuruese fituese, e aftë për të luftuar korrupsionin e mazhorancës dhe atë brenda vetes.

Ne shqiptarët jemi me fat që Amerika mbetet mbrojtësja dhe mbështetësja e fuqishme e Shqipërise dhe Kosovës. Kushdo që mohon, përbalt a cënon këtë realitet, vepron në dëm të interesave të sigurisë e demokracisë së vendit tonë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar”, shkruan Brozi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.