Yuri Kim: Ngjarje historike, SHBA pret të punojë me Shqipërinë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Ngjarje historike! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!”- shkruan Yuri Kim.

Edhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen e saj si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Soreca shkruan se kjo është një ditë historik për popullin shqiptar dhe vendin dhe se pret që të bashkëpunojë më ngushtë me Shqipërinë për çështjet globale.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Këshillit të Sigurimit 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale”, shkruan Soreca.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.