Yanev: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, për Maqedoninë…

Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Yanev tha se Bullgaria e mbështet Shqipërinë në integrimin e saj në BE. Ndërsa për për Maqedoninë e Veriut tha se duhet të gjejnë një rrugë dialogu.

“Kam nderin tju informoj për bisedimet që zhvilluam me kryeministrin Rama, diskutuam marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë mjaft të mirë. Mund të shërbejë si shembull si mund të zhvillohen marrëdhëniet. S’kemi çështje të hapura që nevojiten diskutime serioze apo zgjidhje.

Po punojmë për zgjidhje të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona janë në interes të popujve të 2 vendeve. Rama tërhoqi vëmendjen mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes 2 popujve. Të demonstrojmë mundësinë për marrëdhënie më të mira mes 2 vendeve. Konstatuam ndjeshmëri në tema edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

Të mos mendojmë se Bullgaria po bën dicçka që po e pengon. Rrugën evropiane si për Maqedoninë dhe Shqipërinë ne e mbështesim, por pozita e parlamentit bullgar sa i përket Maqedonisë së Veriut është pikërisht kjo pozitë që Bullgaria e mbron. Kjo vërteton se çështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen vetëm mes nesh. Ndërhyrja e jashtme nuk është e mirë. Si Bullgaria dhe Maqedonia duhet të gjejnë rrugën e dialogut”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.