Xhixho: Zgjedhje të vështira, u përballëm me presion dhe me banda

Kandidatja e LSI, Erisa Xhixho, ka falenderuar të gjithë votuesit dhe po ashtu ka shprehur mirënjohjen për të gjithë të rinjtë e LSI.

Xhixho arriti të fitojë mandatin në Tiranë,  ndërsa pavarësisht rezultatit të ulët të LSI, ajo thotë se kanë bërë fushatë në një terren të vështirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se “u përballëm me presionin e shtetit, me banda, me blerjen e votës, të dinjitetit e varfërisë së zgjedhësve, me frikën e qytetarëve për të bërë një foto në biznesin e tyre apo me shfaqjen në krahun tonë, pasi i trembeshin hakmarrjes së partisë-shtet”.

Ajo shton më tej se, nuk mungoi as hakmarrja, pasi prindërit e të rinjve të angazhuar në LSI u persekutuan, u hoqën nga puna.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.