‘Vuajtjes’ po i vjen fundi/ Të premten moti ndryshon

Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat në shumicën e qyteteve i kanë kaluar 40 gradë Celcius.

Gjithsesi, duket se “vuajtjes” tonë do t’i vijë fundi, të paktën për këto ditë.

Duke nisur nga e premtja, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme sa u përket vlerave maksimale.

Ashtu siç kishin parashikuar meterologët, ditën e premte temperaturat maksimale pritet të arrijnë jo më shumë se 27 gradë Celcius, ndërkohë që moti parashikohet me vranësira të dendura, që herë pas here do të shoqërohen me stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike.

"Vuajtjes" tonë po i vjen fundi, të premten moti bën

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.