Vrasja e Aishes/ Analiza që zbuloi babain e foshnjës

Ekspertët biologë zbulojnë rëndësinë e ekzaminimeve dhe rolin kyç të ADN-së për zbulimin e autorëve në rast vrasjesh.

Ekspertja Ela Zaimi rrëfeu rastin e vrasjes së Aishe Vatës, e cila ishte shtatzënë dhe testi i AND-së identifikoi babanë biologjik të fetusit.

“Ishte rasti i vrasjes së Aishe Vatës. Qëndruam në terren, morëm profile dhe zbuluam se e ndjera ishte masakruar. Zbuluam me ADN se e ndjera ishte shtatzënë dhe profilin e babait. Kjo ndodhi brenda 48 orësh. Kky rast ishte i pari që tronditi policinë dhe ata e kuptuan se sa e rëndësishme është analiza e ADN-së”, shpjegoi Ela Zaimi, shefe e sektorit të ekzaminimeve biologjike dhe ADN-së.

Sektori i ADN-së u hap në vitin 2009, pak kohë pasi drejtësia shqiptare ishte trazuar nga një atentat i bujshëm, me të dyshuar Lavdërim Tufën, dhe ku ADN e një fijeje floku e ktheu gjykimin për masakrën e Kartodromit në një odise gjyqësore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.