Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kështu, sot moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare, prandaj mos anuloni planifikimet.

Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Dielë mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Dielë në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.