Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë fundjava

Orët e paradites, karakterizohen nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonën Veriore.

Por gjatë pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, ku në orët e vonë të natës do të krijojnë mundësi për reshje te pakta shiu në zonat Veriperëndimore të shqiperise.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim mbi 3 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.