Von der Leyen në Tiranë/ Soreca: Do të pritet nga Meta dhe Rama

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka bërë me dije se presidentja e KE Ursula Von der Leyen do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme.

Në një postim në “Twitter” ai shkruan se zonja der Leyen do të pritet nga Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Ata do të marrin pjesë në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Evropa”, që janë ndërtuar me fondet e BE -së

Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të programit #EU4Schools🇪🇺 pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019”– shkruan ambasadori .

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë po ashtu edhe Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.