STORY/ Si u zbuluan shqiptarët që vodhën Ronaldon

Policia Kombëtare e Spanjës tha se ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me grabitje të vilave luksoze, mes tyre edhe shtëpia e Kristiano Ronaldos.

Tashmë pas hekurave janë 7 persona, pjesë e një rrjeti kriminal me origjinë shqiptare.

Ata dyshohen për grabitje në vilën e Ronaldos në Ibiza, ku qëndronte përkohësisht Marco Verratti. Në atë vilë u vodhën orë luksoze dhe bizhuteri me vlerë rreth 3 milionë euro.

Në momentin e arrestimit të dy prej anëtarëve të organizatës, sendet e vjedhura u gjetën në makinat që ata merrnin me qira.

Tre grabitje janë kryer në provincën e Malagas dhe në ishullin Balearik të Ibizës, ku janë gjetur prova që i lidhin me 15 sulme të tjera ndaj shtëpive luksoze në Alicante, Malaga dhe Murcia.

Hetimi filloi në fund të vitit 2021, kur u zbuluan disa vjedhje brenda vilave luksoze të banuara në Costa del Sol, Murcia dhe Ibiza gjatë natës së Vitit të Ri.

Hetimet e para të agjentëve i çuan ata të zbulonin se rrjeti kriminal ishte i organizuar dhe strukturuar në mënyrë perfekte, me bazën e tij në Shqipëri, nga ku ata udhëtuan drejt Spanjës për kohën e nevojshme të sulmit ndaj banesave të përzgjedhura.

Në këtë pikë të hetimit, agjentët mundën të përcaktojnë se banda zgjidhte shtëpitë e biznesmenëve të mëdhenj apo njerëzve të famshëm, për të kryer sulmet në banesat në zona ekskluzive.

Ata kanë mundur të zbulojnë gjithashtu se, para grabitjeve ata bënin vizita në vila, për të zbuluar masat e sigurisë që kishin dhe kushtet e hyrjes në këto godina.

Gjatë grabitjeve, që dikur nisnin me vijëzimin e mureve rrethues të shtëpive, hajdutët shqiptarë përdornin elementë maskimi për t’u fshehur dhe pajisje të sofistikuara transmetimi për të komunikuar mes tyre.

Hetimet lokalizuan një çift të martuar që jetonte në Malaga, që kishte lidhje të forta me anëtarë të organizatës kriminale dhe që kryenin të gjitha detyrat logjistike të nevojshme për të kryer sulmet, duke siguruar automjete, para, strehim dhe shtëpitë apo vilat pre e grabitjeve.

Në një moment të caktuar të hetimit, agjentët zbuluan se përgjegjësit e organizatës vizituan qytetet Malaga, Barcelona dhe Ibiza në të njëjtën ditë, gjë që i bëri ata të dyshonin se mund të kryhej një tjetër ‘goditje’.

Pasi mësuan më 28 qershor se anëtarët e rrjetit kriminal mund të udhëtonin me traget nga ishulli ibizan për në komunën Malaga të Denias, në port u vendos një pajisje vëzhgimi.

Gjatë kësaj kohe, agjentët mësuan që sapo ishte kryer një grabitje në një vilë luksoze, pronë e një futbollisti të njohur. Aty ata vodhën bizhuteri dhe orë me vlerë rreth 3 milionë euro.

Sapo zbuluan praninë e të dyshuarve, agjentët përgjuan automjetin dhe dy anëtarë të dyshuar të organizatës, ndërsa lokalizuan në ndarjen e airbag-it të pasagjerëve disa nga orët luksoze të vjedhura në grabitjen e kryer në Ibiza.

Mënyra e fshehjes që kishin përdorur për të fshehur pjesën tjetër të orëve dhe stolive të vjedhura kërkoi ndërhyrjen e Grupit Operativ të Ndërhyrjeve Teknike për gjetjen e tyre, duke lokalizuar sendet e vjedhura, fshehur në ndarje të ndryshme të automjetit.

Pas arrestimit të dy prej anëtarëve të rrjetit kriminal, agjentët lokalizuan pesë anëtarët e tjerë të organizatës në provincën e Malagas.

Pasi u arrestuan, u kryen dy kontrolle shtëpish në komunat Malaga të Valle-Niza dhe Chilches, dhe një tjetër në Ibiza.

Gjatë kontrolleve u konfiskuan prova që dyshohet se të arrestuarit janë të përfshirë në 15 sulme të tjera ndaj shtëpive luksoze – 9 në provincën e Malagas, 4 në komunat e Murcias dhe 2 në Alicante.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.