“Ndryshim me çdo kusht”/ Për kë e ka Basha? (Video)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ndarë një pjesë nga fjala e tij gjatë konferencës për media të mbajtur sot për prezantimin e amendimeve.

Basha shprehet se kushdo që e meriton, duhet të largohet nga politika: “Nuk ka rëndësi a është demokrat, socialist apo i ndonjë partie tjetër”.

Kreu i PD shtoi se çdo alibi nxjerr zbuluar qëllimin e tranzicionit për ta mbajtur peng Shqipërinë.

“U lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve. Duke pranuar këto propozime i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen se kushdo që meriton të largohet nga politika duhet të largohet nga politika, nuk ka rëndësi demokrat, socialist apo të ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng të një klase të ndryshkur dhe të dalë nga vetja. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i zhvillimit. Ndryshimi do bëhet me çdo kosto”, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.