Vettingu/ A do kërkojë PD largimin e Berishës ? Ja si përgjigjet Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se vettingu i politikanëve do të thotë thotë pastrimi i politikës nga personat e korruptuar.

Kështu deklaroi Basha kur u pyet se a do të jetë pjesë e amendamenteve për vettingun në politikë lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA.

“Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullore nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, elita, të rinjtë, studentët, që të kemi një politikë me politikanë pa lidhje pa krimin, që arrijnë të përligjin çfarë pasurish kanë.

Me këtë hap i shërbejmë prioriteteve ndaj shqiptarëve, nuk është favor ndaj PD-së dhe opozitës. Po të ishte pragmatike do të ishin shumë çështje të tjera që do i dërgonim të parat. Në atë Kuvend jemi me fuqinë që na dhanë shqiptarët që të rikthejmë vendin në kushtet e legjitimitetit. Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga personat e korruptuar”, tha Basha

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.