Veliaj: Minimumi do të fitojmë 4 nga 6 bashkitë

Tashmë që Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për zgjedhjet 30 Qershorit, “topi” është në fushën e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.

Erion Veliaj, drejtues politik i PS Tiranë njëkohësisht edhe kryetar i bashkisë së Tiranës, shprehet i bindur se paravësisht kohës së zgjedhjeve socialistet do të fitojnë minimuni 4 nga 6 bashkitë që presin kryetarët e tyre të rinj.

“Vendimi i gjykatës ishte vetëm përforcues, i vendimit të “Venecias”, i vendimit të KQZ-së dhe i njohjes publike të zgjedhjeve. Çdo gjë ka një afat skadence dhe çdo punë e jona e ka një kontratë. Kur kontrata mbaron, ose duhet të ketë një ripërsëritje të kontratës ose intervistohet të vijë në punë dikush tjetër.
E majta merr automatikisht katër nga gjashtë bashki dhe për dy të tjerat jemi ‘kokë më kokë, sepse gjykoj që mungesa e fokusit nga problemet e njerëzve të kundërshtarëve tanë dhe fokusi për foltore dhe karrige ka bërë që publiku të kuptojë shumë qartë se kush janë ata që po luftojnë me ide dhe plane për të përmirësuar qytetet dhe kush është duke luftuar për një karrige”, tha kryebashkiaku Veliaj

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do marrë kohen e nevojshme për te studiuar vendimin e kushtetueses. Pas këtij vendimi është radha e kreut te shtetit te shpalle zgjedhjet e reja për 6 bashkitë pa kryetar të zgjedhur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.