Mesazhi/ Ursula Von der Leyen njofton vizitë zyrtare në Ballkan

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, gjatë prezantimit vjetor të gjendjes së BE-së në Parlamentin Evropian ka deklaruar se do të vizitojë Ballkanin.

Zonja Von der Leyen do të udhëtojë në rajon para fundit të këtij muaji.

“Para fundit të muajit do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ua kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane”, ka thënë ajo.

Presidentja e KE-së shtoi se do të rrisin investimet në Ballkanin Perëndimor: “Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në”.

Një ditë më parë në Shqipëri ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u takua me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndër të tjera, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Merkel, e cila lë detyrën pas disa ditësh, theksoi se BE duhet të mbajë premtimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.