Parashikimi i motit/ Rikthehen reshjet, bien temperaturat

Dita e sotme (e enjte, 9 shtator) do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Por duke iu afruar mesditës priten vranësira në zonat jugore dhe gjysmën lindore, shoqëruar me shira afatshkurtër në këto zona.

Ndërsa veriperëndimi do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri në mbrëmje kur moti pritet të përmirësohet përkohësisht.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes, por edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur do të ketë dallgëzim të ulët.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.