Ukraina, një hap larg BE-së, PE miraton raportin

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin, në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE Ukrainës dhe Moldavisë.

Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë statusin Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.

Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.

Por, ata theksojnë se “nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se ky mbetet një proces bazuar në meritë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.