U përjashtua nga PD/ Berisha: Si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë këta nuk janë gjallë

Në një intervistë për herë parë pas përjashtimit nga Partia Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e kryetarit Lulzim Basha dhe kryesisë së PD. Berisha tha në ABC se ky vendim është njësoj si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë pasi theksoi se Basha është i shkarkuar nga çdo pozitë përveç atij të deputetit.

“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhje të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave veçse deputet”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se Basha mbrohet me vrasës dhe trafikantë që sipas tij janë licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer pengun e tij.

“Data 8 faktoi se ai është ish lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë të cilët flitet se kanë background të ndryshëm nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, trafikantë droge, pengmarrës. Jam në kuadër të asaj që është publikuar.

Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore në atë strofull sit ë ishin në strofull krimi një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine duke pozuar. Kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e alpeve apo Martaneshit por në mes të Tiranës. I licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”, tha Berisha. /abcnews/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.