Turi i Berishës/ Pas Fierit, “Foltorja” e radhës me demokratët e Vlorës

Pas takimeve në Tiranë e më pas në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvendoset në tjetër qytet.

Berisha do t’i drejtohet qytetit bregdetar të Vlorës për takimin e radhës në kuadër të ‘Foltores’, ku interes të veçantë do të ketë numri i pjesmarrësve, kjo për arsyen se kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka porositur krerët e degëve që të mos lejohet mbështetja për Berishën gjatë takimeve.

Edhe sot nuk kanë munguar përplasjet në distancë mes dy figurave më të rëndësishme në PD. Basha deklaroi prerazi se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar siç ka paralajmëruar Berisha, ndërsa ish-kryedemokrati iu përgjigj duke thënë se mbledhja do të bëhet, do apo nuk do Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.