Thyhet një gotë në Samit, batuta e Ramës: Syri i keq…

Punimet e iniciativës “Ballkani i Hapur” po mbahen në këto momente në Tiranë, në Pallatin e Brigadave.

Në një lidhje online është dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, i cili u ka bërë thirrje tre vendeve të tjera që nuk i janë bashkuar kësaj nisme.

Sapo Varhelyi ka marrë fjalën, kryeministri Rama e ka ndërprerë duke thënë se një gotë ishte thyer në sallë.

Me humor, ai tregoi se në traditën shqiptare kur thyhet një gotë, do të thotë se syri i keq ka marrë goditjen e tij.

“Mund t’u flasësh tre të pranishmëve dhe atyre tre që mungojnë. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa e mori një goditje pa mundur të marrë veten. Kështu që është një lajm i mirë për ‘Ballkanin e Hapur”, tha Rama me humor.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.