Kujdes! Sot priten temperatura përvëluese

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane.

Përjashtim bëjnë zonat  malore, që do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas “MeteoAlb”, parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin shqiptar, ku në verilindje priten grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.