Teatri Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Ka përfunduar pas 12 orësh seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Burime bëjnë me dije se trupa gjykuese është tërhequr në këto momente për marrjen e vendimit përfundimtar, por mësohet se
seanca pritet të rifillojë sërish ditën e nesërme, për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Presidentit për pezullimin e çdo veprimi.

Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

Gjatë seancës gjyqësore, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, rrëfeu përpara togave të zeza, të gjitha parregullsitë që sipas tij, qeveria, por edhe institucioni i Bashkisë, kanë bërë në lidhje me këtë çështje. Dervishaj nënvizoi se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetueese.

Sipas presidencës është kërkuar gjithashtu projekti i Teatrit Kombëtar i cili ende nuk ka ardhur. Në lidhje me këto kërkesa të Presidencës për pezullimin e çdo veprimi Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nesër një vendim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.