“Superiorja”, tre ndeshjet e javës së 11-të

“Abissnet Superiore” mbyll sot javën e 11-të dhe në program janë tre ndeshjet e mbetura. Dy prej tyre nisin në orën 13:45 dhe në fushë zbresin dy skuadrat e kreut.

Tirana do kërkojë të reagojë kundër Egnatias në Rrogozhinë. Vendasit do të drejtohen nga Përparim Daiu pas shkarkimit të trajnerit Gugash Maganin.

Takimi tjetër zhvillohet në Kamëz, aty ku Kukësi synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive kundër Kastriotit të vendit të fundit.

Kjo javë mbyllet me një ndeshje në “Air Albania Stadium”, mes Partizanit dhe Skënderbeut, që luhet në orën 16:45. “Demat” kanë mundësinë e artë të afrohen me zonën “evropiane” dhe të kalojnë në renditje Teutën e Dinamon.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.