Studiuesja Bardhyli: Historia e dashurisë së Kadaresë
Studiuesja Alda Bardhyli ka treguar historinë e dashurisë të shkrimtarit Ismail Kadare me një vajzë nga Tirana, të cilën e kishte në një kurs.
Sipas Bardhylit, jetët e shkrimtarëve shqiptarë në tërësi janë të trazuara: Këto detaje nuk duken shumë të rëndësishme, por kanë rëndësi për studiuesit, por edhe për publikun.
Duket se është një vajzë në kujtesën e Kadaresë, që ai shumë herë e kujtonte. Ai e ka përmendur atë edhe në një vepër të tij ‘Mjegullat e Tiranës’. Janë letra të shkruara dashurie përpara 50 viteve.
Bardhyli thekson se Shqipëria mbetet pjesë e pashmangshme e veprave të Kadaresë.
“Ky libër është shumë i mirë dhe është bisedë shumë interesante. Kadare u josh që në fëmijëri nga Shekspiri. Kadare ndalet tek pushteti i letërsisë. Më ka thënë se donte të bëhej një shkrimtar i madh. Shqipëria është pjesë e pashmangshme e Kadaresë. Veprat e tij kanë emancipuar shoqërinë gjatë diktaturës. Ismail Kadare zhvesh nga mjegulla edhe raportin e tij me regjimin diktatorial. Në libër tregon historinë e dashurisë me një shoqe kursi, një dashuri shumë e bukur, që e ka kujtuar shpesh, e tregon edhe tek ‘Mjegullat e Tiranës’, tha Bardhyli.
Sorry, the comment form is closed at this time.