Sondazhi/ Si e gjykojnë shqiptarët menaxhimin e pandemisë
“Report Tv” dhe Instituti prestigjioz italian “Piepoli”, kanë sjellë sot në mbrëmje sondazhin e katërt për zgjedhjet politike të 25 prillit.
Sondazhi i katërt vjen në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë para zgjedhjeve.
Livio Gigliuto, zv. Presidenti i Institutit “Piepoli”, tha se në sondazhin e sotëm ka pasur një kampion më përfaqësues, ku në total janë pyetur 1000 qytetarë, të ndarë në qarqe.
Pyetja e parë drejtuar qytetarëve është se si e ka menaxhuar Kryeministri Edi Rama pandeminë e Covid-19.
49% janë pro masave të marra dhe 40% kundër.
Shqiptarët mendojnë se qeveria e tyre e ka menaxhuar mjaft pozitivisht pandeminë e Covid-19.
Në këtë sondazh, 30% e të anketuarve mendojnë se kjo pandemi është menaxhuar mjaft pozitivisht, 19% shumë pozitiv. Ka edhe nga ata që janë të pavendosur, të cilët nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete dhe nuk kanë anuar as pozitivisht dhe as negativisht.
Sorry, the comment form is closed at this time.