Marrëveshja PD-LSI pas zgjedhjeve, 60% e shqiptarëve s’janë dakord

60% e shqiptarëve nuk janë dakord me marrëveshjen e nënshkruar nga PD-LSI për një koalicion qeveritar pas zgjedhjeve, nës dalin fituese.

Në sondazhin e “Piepolit”, në bashkëpunim me “Report Tv”, të publikuar sot, 37% e të pyeturve e kanë cilësuar “negative” këtë marrëveshje, ndërkohë që 23% të tjerë “shumë negative”.

Thënë në një plan më të gjerë 60% nuk janë dakord, e ndërsa 36% e vlerëson pozitivisht. 4% kanë zgjedhur të mos përgjigjen.

Livio Gigliuto, zv.president i Institutit “Piepoli” tha se në sondazhin e sotëm ka pasur një kampion më përfaqësues.

“Ky është sondazhi i parë ku kemi një bazë, një kampion dhe një dimension aq të madh që mund ta na bëjë të mundur të kemi vlerësimin për ndarjen e mandateve. Kemi më shumë se 1000 shqiptarë që janë pyetur, të ndarë në qarqe. Dhe jemi në kushtet kur mund të japim shpërndarjen e mandateve. Ne sondazhin e kemi kryer me intervista telefonike. Kemi ruajtur të njëjtën metodë si në javët e kaluara. Kemi një kampion më përfaqësues, në bazë të moshës, gjinisë. Një tjetër risi në krahasim me rezultatet e mëparshme, kësaj here kemi matur koalicionin e PD-së së bashku me 12 forcat e tjera politike”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.