Sondazhi/ Rama apo Basha për kryeministër? Ja si mendojnë durrsakët

Pyetjes së kë duan kryeministër, qytetarët në qarkun e Durrësit u përgjigjën duke nxjerrë Ramën në krye me 46.8% të të anketuarve, pasuar nga Basha me 42.1%.

Shifrat e atyre që thanë se nuk do të votonin për asnjë nga liderët u panë në rënie nga 15% në sondazhin e parë në 10.2% në të dytin.

Të pyetur si po shkojnë gjërat në vendin e tyre, qytetarët e Durrësit regjistruan një rritje të lehtë të optimizmit, krahasuar me sondazhin e parë ku 20% (sondazhi paraardhës 18.9%) thanë se i shihnin gjërat pozitivisht, dhe 54.7% negativisht (sondazhi paraardhës 56.7%).

Metodologjia

Sondazhi i publikuar në “Euronews Albania” analizoi mendimet dhe qëndrimet e 425 zgjedhësve të zonave urbane dhe rurale të qarkut të Durrësit, në kuadër të përgjigjeve të dhëna më 27-31 mars 2021.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.