Skënderbeu në qendër të Budapestit, Rama: Të bëhet një tapet kuqezi…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar në parkun qëndror të Budapestit ku pas pak javësh vendoset busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Rama shoqërohet nga kryebashkiaku i Tiranës Eiron Veliaj në Budapest. Ky i fundit e informon se më 5 korrik do të vendoset busti, i cili ka shkuar në Bashkinë e Budapestit, i punuar nga Agim Rada.
Ndërkohë vendi është bërë gati dhe pritet vetëm ceremonia. Rama ka propozuar ndërkohë të ndërhyhet për të bërë tek shiritat e asfaltit një ‘tapet’ kuqezi me pigment.
“Vendi është shumë i mirë. Shumë pikant, jo dosido. E vetmja që po mendoja, të flisnit pak me ta që deri aty mund të bëhet një tapet kuqezi me beton me pigment kuqezi, të jetë si tapet, të shkonte deri këtu. Këtu mund të vazhdojë në formën e një rrugice, të kthehet një prerje si fundi i banderolës.”- tha Rama.
Veliaj ka zbuluar se dhe Mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek sheshi ”Zogu l” te Ministria e Drejtësisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.