Situata/ Osmani e Kurti nisin takimet urgjente

Krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë nisur takimet urgjente me faktorët ndërkombëtarë, pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

Mbrëmjen e vonë të së dielës, ata janë takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, pas situatës së krijuar në prag të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së reciprocitetit me Serbinë.

Sikurse raportojnë mediat në Kosovë, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti vijojnë ende takimin me ambasadorin Hovenier në Presidencë.

Më herët, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikë-kalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Reagimi erdhi për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i aplikuar që nesër masat e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.