Shqipëria, 66 vjet anëtare e OKB-së, Xhaçka: Vijojmë kontributet

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka kujtoi sot 66-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OKB.

Xhaçka shprehet se 66 vjet më vonë Shqipëria është një anëtar i besueshëm i OKB dhe i gatshëm për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe prosperitetin si anëtar i Këshillit të Sigurimit.

“66 vjet më parë në këtë ditë Shqipëria u bë anëtare e OKB-së. 66 vjet më vonë Shqipëria është një vend shumë ndryshe, një anëtar i besueshëm i komunitetit të kombeve, një mbështetës i vendosur i angazhimit shumëpalësh dhe i gatshëm për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe prosperitetin si anëtar i KS”, u shpreh Xhaçka.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.