Shkarkimi i Nokës/ Shehu: Vendim arbitrar i Bashës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi dje shkarkimin e deputetit Flamur Noka nga detyra e nënkryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë.

Deputeti Tritan Shehu me anë të një postimi në ‘Facebook’ e cilëson vendimin e Bashës si “të dytin ndëshkim” pa asnjë vendim kolegjial, pa pyetur asnjë forum, arbitrar dhe pa respektuar statutin. Sipas tij, të dyja vendimet pra përjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD dhe shkarkimi i zotit Noka janë të pavlefshme.

“Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga z.Basha!

Po lexoj në media se z.Noka qenka shkarkuar pak më parë nga detyra e tij si nënryetar i Komisionit të Sigurisë, dhe për më shumë është paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar… sepse paska folur a thënë diçka!!

Sikur Noka të ishte Zhukovi i BS, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moske në mëngjes.

I dyti ‘ndëshkim’ ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as grupi vetë, i marre nga z.Basha në orët e vona!

Fill mbas atij per Z.Berisha.

Te dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracise!

Pra realisht te pa vlefeshme, nul!

Ngjarje keto krejtesisht te gabuara per nje Parti Demokratike!

Ngjarje keto, qe ne fakt jane krejt ne kundershtim edhe me ate qe ne duhet te bejme e te realizojme.

Ne vend qe te rrezojme Ramen po ‘rrezojme’ veten tone.

Nje element me shume ky, qe tregon sa i domosdoshem eshte Kuvendi i yne Kombetar, per te diskutuar e debatuar se bashku, per te dale nga kjo spirale kaq e rrezikeshme ndeshkimesh e perjashtimesh, qe po u la keshtu asnje nuk mund te parashikoje deri ku do shkoje e si do te perfundoje.

Nje gje mund ta parashikojme, faktin se kjo metodike, keto ‘masa’ nuk ndjellin asgje te mire per PD; demokratet, demokracine shqiptare.

Prandaj sa me shpejt te shkojme ne Kongresin tone!”, shkruan deputeti Shehu.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.