Shkarkimi i Metës, Balla: Dhuratë e bukur për ditëlindjen e PS-së

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me votimin në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Balla e ka cilësuar si një dhuratë të bukur për Shqipërinë në prag të ditëlindjes së 30-të të Partisë Socialiste.

“Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta. Dhuratë e bukur Shqipërisë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste” shkruan Balla.

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë fati i presidentit Ilir Meta do të varet nga Gjykata Kushtetuese e cila do të hetojë nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.